Blushi: Reforma zgjedhore dështoi

Shqipëria

Blushi: Reforma zgjedhore dështoi

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 16:43
Ben Blushi

Kreu i partisë së re LIBRA, Ben Blushi deklaroi këtë të premte se reforma zgjedhore ka dështuar dhe për këtë ka akuzuar dy partitë e mëdha.

“Reforma zgjedhore është drejt dështimit dhe është duke dështuar me konsensusin e të dyja palëve, si të Rilindjes, ashtu edhe të PD. Sot më 9 dhjetor ka skaduar afati i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Është hera e parë që do hyjmë në zgjedhje pa një reformë zgjedhore”, tha Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat