Basha: Deputetët dhe kryetarët e bashkive do t'i përzgjedhë anëtarësia

Shqipëria

Basha: Deputetët dhe kryetarët e bashkive do t'i përzgjedhë anëtarësia

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 13:10
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Në ditën e përvjetorit të 26 të krijimit të Partisë Demokratike, kryetar i saj, Lulzim Basha lajmëroi një hapje të re.

Basha tha theksoi se kjo parti do të krijojë mundësinë për konkurrencën e alternativave brenda partisë, në mënyrë që çdokush që ka vizion të konkurrojë që vizioni i tij të bëhet i partisë. Basha shtoi edhe se do të shkurtohet mandati i kryetarit.

“Ne mund t’i ofrojmë qytetarëve një model të ri politik, ku levat e fuqishme të kontrollit në demokraci të kenë hapësirën dhe mundësinë të kontrollojnë çdo vendim të qeverisë së ardhshme. Modeli i ri nuk duhet të mbështetet në fasadë dhe propagandë, por në punë dhe interesin publik. Vendimet e rëndësishme do t’u besohet anëtarëve, duke lidhur fatin politik dhe karrierën të çdo kujt me anëtarët e PD-së dhe jo vetëm me kryetarin.

Jo vetëm kryetari dhe drejtuesit e saj do të zgjidhen me votën e anëtarësisë, por të gjithë drejtuesit për funksionet publike përfshirë kandidatë për kryetar bashkie dhe deputetë do të përzgjidhen sipas parimit një anëtar një votë.

Ne do të punojmë që në zgjedhjen e ardhshme për përzgjedhjen e kandidatëve në disa zona elektorale për ta shtrirë më vonë në gjithë vendin. Le ta dinë të gjithë; përfaqësimi politik i Partisë Demokratike vendoset nga anëtarët e partisë. Ne do të krijojmë një strukturë perëndimore të çliruar nga ofiqet”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat