OKB- Shqipëria hapa përpara, duhet politikë gjithëpërfshirëse

Shqipëria

OKB- Shqipëria hapa përpara, duhet politikë gjithëpërfshirëse

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 15:19
Delegacioni i grupit të punës për zhdukjet e detyruara ose jovullnetare i Kombeve të Bashkuara

Delegacioni i grupit të punës për zhdukjet e detyruara ose jovullnetare i Kombeve të Bashkuara përfundoi vizitën zyrtare tetë ditore në Shqipëri, nga ku vlerësoi edhe hapat e ndërrmara nga qeveria Shqiptare.

Delegacioni me në krye kryetarin i grupit të punës Houria Es-Slami dhe nga Henrikas Mickevicius, anëtar i grupit të punës, i cilësuan reformat si një shtysë për trajtimin e shkeljeve të mëdha dhe sistematike të të drejtave të njeriut, që u kryen gjatë regjimit komunist të vendit. Megjithëse sipas tyre nevojitet një qasje më gjithbpërfshirëse.

Po kështu, delegacioni vuri në dukje se “është e rëndësishme që autoritete shtetërore, në konsultim me aktorët përkatës të fillojnë dhe të zbatojnë një politikë  gjithëpërfshirëse për të trajtuar abuzimet e së shkuarës, duke përfshirë dhe zhdukjet me detyrim. Kjo politikë duhet të përfshijë të drejtën e viktimave për të vërtetën, drejtësinë, vënien në vden të drejtësisë dhe kujtesën”.

Gjatë vizitës, grupi i punës u takuar në Tiranë me Nënkomisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, kryetarin e Gjzkatës së lartë, Ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe zv/ministrin e Drejtësisë, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përfaqësues të Shërbimit Informativ Shtetëror, Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.  Grupi i punës dha mbështetjen e tij për qeverinë Shqiptare në përpjekjet për zbatimin e plotë të deklaratës për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukjet me detyrim. Kjo është hera e parë që ky grup pune viziton Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat