Vettingu, BE reagon për vendimin e Komisionit të Venecias: Presim angazhimin e palëve

Shqipëria

Vettingu, BE reagon për vendimin e Komisionit të Venecias: Presim angazhimin e palëve

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 16:13
Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Tiranë

Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Delegacioni i BE-së mirëpritën përmbledhjen “Amicus Curiae” të Komisionit të Venecias lidhur me kushtetutshmërinë e Ligjit të Rivlerësimit dhe përputhshmërinë e tij me konventat ndërkombëtare.

“Ne presim që angazhimi i të gjitha palëve të interesuara ndaj rolit qendror të Komisionit të Venecias të vazhdojë dhe që opinioni i tij të merret në konsideratë në mënyrë të duhur”, thuhet në deklaratën e tyre.

Sipas delegacionit të BE-së “Pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv”.

“Ne nxisim gjithë të gjitha forcat politike, të gjitha institucionet shtetërore përkatëse dhe të gjitha organet gjyqësore në Shqipëri që të nisin pa vonesa të mëtejshme zbatimin e reformës së drejtësisë.

Progresi në këtë fushë është thelbësor në mënyrë që procesi i anëtarësimit në BE të ecë përpara”, thuhet në deklaratën e bërë publike nga Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Delegacioni i BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat