Miratohet taksa e re, sa do paguajnë shqiptarët që kanë automjete me gaz

Shqipëria

Miratohet taksa e re, sa do paguajnë shqiptarët që kanë automjete me gaz

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 17:46
Kuvendi i Shqipërisë

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë gjetur ditën e sotme konsensusin për të taksuar qytetarët që përdorin automjete me gaz. Me kërkesën e bërë nga ana e deputetëve të LSI-së, taksa e re e miratuar në Komisionin e Ekonomisë nuk do të jetë 13 lekë për litër siç kërkonte qeveria, por është ulur në 8 lekë për litër.

Më herët, ka qenë LSI e cila kishte kërkuar anulimin e kësaj takse, por pas konsultimeve mes grupeve parlamentare dhe qeverisë, u pranua propozimi i deputetit të PS-së, Anastas Angjeli për vendosjen e një takse 8 lekë për litër.

Nga ana e saj, PD nuk e ka votuar taksën e re, duke pretenduar se rëndon qytetarët. Deputeti demokrat Edmond Spaho ka thënë se kishte besim se deputetët e LSI-së do të bënin që taksa të fjalë të mos miratohet. Spaho ka shtuar se shpreson që kjo maxhorancë të mos votojë edhe për ligjin e importit të plehrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat