Rama direktiva deputetëve për Vettingun: Ju dua në sulm në Kuvend!

Shqipëria

Rama direktiva deputetëve për Vettingun: Ju dua në sulm në Kuvend!

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 17:51
Kryeministri shqiptar Edi Rama

Në mbledhjen e përjavshme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka udhëzuar deputetët e tij që të përqëndrohen tek ligji i Vettingut dhe të lobojnë fuqishëm në këtë drejtim.

Kryeministri Rama ka kërkuar që deputetët të “sulmojnë” në seancën e ardhshme parlamentare në lidhje me ligjin e Vettingut.   

“E gjithë seanca e të enjtes, fokus Vetingun. Kapuni fort pas Vettingut dhe sulmoni në seancë”, mësohet t’u ketë thënë kryeministri Rama deputetëve të pranishëm në mbledhjen e grupit. 

Ky vendim i kryeministrit Rama për grupin parlamentar të PS vjen në të njëjtën ditë me opinionin zyrtar të Komisionit të Venecias, i cili vlerësoi pozitivisht ligjin e Vettingut. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat