Vorë/Bashkëshortët kundërshtojnë hapjen e varrit të të afërmit, arsyeja do t’ju habisë

Shqipëria

Vorë/Bashkëshortët kundërshtojnë hapjen e varrit të të afërmit, arsyeja do t’ju habisë

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 20:08
ilustrim

Një çift bashkëshortësh në Vorë kanë rënë në prangat e policisë. Gjeraqina Dedej dhe burri i saj Myslym Dedej, kanë kundërshtuar hapjen e një varri të një të afërmi, me pretendimin se kjo gjë po bëhej në tokën e tyre.

Madje, pasi kanë kundërshtuar hapjen e varrit, ata kanë kërcënuar të afërmin e tyre, Fluturak Dedej, 36 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në Vorë, ndërsa pas denoncimit, policia ka arrestuar bashkëshortët Gjeraqina dhe Myslym Dedej, 46-vjeçarë, dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat