BE kritikon Ramën për deklaratat ndaj Greqisë

Shqipëria

BE kritikon Ramën për deklaratat ndaj Greqisë

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 23:46
Edi Rama

Tensionet e kohëve të fundit më Greqinë duket se kanë lënë gjurmë edhe në përfundimet e vendeve anëtare për Shqipërinë. Në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së, ka pasur edhe një kritikë drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama, lidhur me qëndrimit e tij karshi Greqisë.

Në paragrafin e fundit “Këshilli mirëpret vazhdimin e angazhimit konstruktiv në bashkëpunimin rajonal dhe nënvizon rëndësinë për të siguruar marrëdhënie të mira të fqinjësisë, çka është thelbësore. Veprime apo deklarata të cilat ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira fqinjësore, duhet të shmangen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat