Basha: Turp për Ramën, BE e sheh Shqipërinë si vend diktatorial

Shqipëria

Basha: Turp për Ramën, BE e sheh Shqipërinë si vend diktatorial

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 15:22
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

“Shqipëria mori vlerësim nga BE si të ishte një vend diktatorial”. Kështu e ka cilësuar kryetari i PD-së Lulzim Basha, konkluzionet e nxjerra dje në Bruksel nga mbledhja e Këshillit të Evropës ku u diskutua progres-raporti i Shqipërisë.

Në një komunikimi për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha tha se BE nuk është mashtruar nga luga bosh e propagandës së qeverisë.

Por sipas tij, në konkluzionet e arritura, është vënë re se vendi nuk meriton hapjen e negociatave për shkak të situatës së rëndë që po kalon vendi.

Për Bashën, është një turp që BE të flasë për Shqipërinë si të ishte ende një vend diktatorial.

“Këshilli i Europës i ka publikuar konkluzionet e veta dhe ato nuk lënë vend për interpretime. Gjendja në vend është shumë e rëndë. Provë se Europa nuk gënjehet me lugën bosh të propagandës e mashtrimeve. Lajmi i mirë këtu është se duke mos lënë shteg për interpretim çmonton spekulimet dhe hap rrugën për marrjen e përgjegjësive. Duke mohuar problemet e rënda me drogën, krimin dhe mos marrjen e përgjegjësive për zgjedhje të lira dhe të ndershme qeveria ka refuzuar të marrë përgjegjësi për daljen nga kjo situatë. Turp për Shqipërinë dhe shqiptarët, që në fund të vitit 2016 në vend të marrin lajmin e mirë për çeljen e negociatave, të marrin një vlerësim të denjë për vendet diktatoriale. Nga njëra anë kemi kryeministrin, i cili edhe mbrëmë refuzoi të pranojë këtë të vërtetë që nuk e thotë vetëm media shqiptare e qytetari shqiptar por institucionet evropiane. Unë dhe PD do të bëjmë çdo gjë për miratimin e Vettingut sipas kushtetutës për zbatimin e dekriminalizimit dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi kreu i PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat