Bregu: Mjaft më me retorikë, negociatat kërkojnë kompromis politik!

Shqipëria

Bregu: Mjaft më me retorikë, negociatat kërkojnë kompromis politik!

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 17:20
Majlinda Bregu

Në cilësinë e Kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit, dhe njëherësh edhe deputete e PD, Majlinda Bregu u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë të lënë mënjanë retorikat dhe të gjejnë kompromis në mënyrë që të plotësohen kushtet dhe kriteret e vendosura për hapjen e negociatave me BE.

Në një dekalratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Bregu kërkoi që fatet e Shqipërisë dhe hapja e negociatave të mos përdoret për fushatë elektorale.

“Ndaj le të ulemi sot në shenjën e kompromisit politik të gjejmë rrugën dhe nxitjen së brendshmi për të plotësuar detyrimet që sot janë para nesh. E di se shumë kush po mendon tani se të gjitha këto do të mbeten fjalë sepse ne po bëhemi gati të hyjmë në fushatë zgjedhore, por pikërisht edhe për këtë arsye që integrimi europian mos përdoret dhe keq përdoret gjatë fushatës zgjedhore, në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, po përsëris sot publikisht thirrjen për përcaktimin e vizionit tonë kombëtar afat gjatë për procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.” u shpreh deputetja demokrate.

Më tej Bregu kërkoi që reformat e kërkuara nga ana e BE, duhet të vihen në zbatim për të mirën e përgjithshme të shqiptarëve dhe jo për një datë kalendarike për procesin e negociatave.

“Nëse qeveria do të zgjedhe të binde Europën vetëm me retorikën e fjalëve kjo do të na kushtojë më shumë. Ne le të dëshmojmë që reformat janë për shqiptarët dhe jo për datën kalendarike të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Fuqia qëndron tek vullneti i një qeverie për të zbatuar detyrimet dhe për të qenë kasta e standardeve europiane.” tha ajo

Bregu nënvizoi se detyrimi kryesor është zbatimi i Vettingut, zbatimi i dekriminalizimit dhe plotësimi i 5 prioriteteve.

“Shqipëria miraton shumë ligje por zbaton pak prej tyre. Prej asaj çka këshilli bëri publike dje Shqipëria ka një krye detyrim për të zbatuar që është vetting, plotësimin e 5 prioriteteve  dhe më e rëndësishme zbatimi i ligjit të dekriminalizimit. Nëse mbledhja u mbyll pa vendim dhe ne presim kur do të na vijë radha për të diskutuar duke mos u marrë me problemet reale që ka vendi ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse e dëmtojmë procesin.” Përfundoi kryetarja e Këshillit Kombëetar të Integrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat