“Provokuesit”: Si do futen në kurth zyrtarët e korruptuar shqiptarë

Shqipëria

“Provokuesit”: Si do futen në kurth zyrtarët e korruptuar shqiptarë

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 10:15
Ilustrim

Ekspertë të misionit EURALIUS kanë hartuar një projektligj me ndryshime në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe të luftës kundër korrupsionit në të gjitha nivelet. Prokuroria e Posaçme dhe Byroja e Hetimit të agjentëve provokues, dëshmitarëve anonimë dhe nxitjen e shtetasve të bashkëpunojnë në hetime duke kryer veprime simuluese, për sigurimin e provave, për gjurmimin dhe hetimin e çështjeve të korrupsionit, raporton Shqiptarja.com. Pra, në veprim do të hidhen agjentët provokues, të cilët do të stimulojnë funksionarët e dyshuar për përfshirje në praktika të ndryshme korruptive.

Projektligji rregullon gjithashtu masat e posaçme, të përkohshme dhe të jashtëzakonshme, mënyrën dhe procedurat e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, organizimin, funksionimin, kompetencat dhe marrëdhëniet ndërmjet organeve të ngarkuara për propozimin si dhe vlerësimin, miratimin dhe zbatimin e programit të mbrojtjes. Projektligji zgjeron subjektet zbatuese të ligjit duke përcaktuar qartë rolin dhe detyrat e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Dëshmitarët anonimë

Prokuroria e Posaçme do të paraqesë dëshmitarë anonimë, me pseudonime dhe zarfe sekrete në gjykatë, për të provuar akuzat ndaj personave të akuzuar për vepra të rënda penale dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Nëse dhënia e dëshmisë mund të vendosë dëshmitarin ose të afërmin e tij në një rrezik serioz për jetën, dhe nëse i pandehuri akuzohet për vepra të rënda, për të cilat parashikohet burgim pesë vjet në minimum, gjykata, me kërkesën e prokurorit, vendos zbatimin e teknikave të veçanta të marrjes në pyetje dhe të pjesëmarrjes së dëshmitarit në procedim.

Komisioni

Projektligji reflekton ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Kuvendi duke ndryshuar organet të cilat propozojnë anëtarët në Komisionin për Vlerësimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë. Do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili do të propozojë një gjyqtar në detyrën e zëvendëskryetarit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili do të propozojë një prokuror në detyrën e anëtarit të komisionit. Të drejtën për propozimin, shqyrtimin dhe vendimmarrjen në Komisionin për Vlerësimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të drejtësisë për të përfshirë në programin e mbrojtjes një apo disa persona, me ngritjen dhe funksionimin e Prokurorisë së Posaçme, ligji njeh krahas prokurorit të Përgjithshëm edhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Kushti për marrëveshjen

Përpara se të nënshkruhet marrëveshja, bashkëpunëtori i drejtësisë detyrohet të informojë drejtorinë me hollësi për llojet dhe masën e pasurive të zotëruara prej tij. Nëse ndonjë nga pasuritë, që zotërohen nga bashkëpunëtori i drejtësisë, është produkt i veprave penale, e ardhur ose përfitim nga produktet e veprës penale, apo pasuritë, me të cilat janë përzier këto produkte, atëherë personi duhet ta deklarojë këtë fakt. Në rastet kur bëhet një deklarim i tillë, drejtoria njofton menjëherë Prokurorin e Përgjithshëm ose Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

Provokatorët

Projektligji parashikon përdorimin nga Prokuroria e Posaçme dhe Byroja e Hetimit të agjentëve provokues për sigurimin e provave për gjurmimin dhe hetimin e çështjeve të korrupsionit.

Projektligji

Projektligji rregullon gjithashtu masat e posaçme, të përkohshme dhe të jashtëzakonshme, mënyrën dhe procedurat e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat