‘Pse s’ka shpërblim për kapjen e Klement Balilit?’

Shqipëria

‘Pse s’ka shpërblim për kapjen e Klement Balilit?’

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 15:48
Klement Balili

Pas reagimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani në lidhje me një lajm se ai kishte udhëtuar drejt Dubait me Klement Balilin, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, gazetari investigativ, Artan Hoxha mbështet ministrin, teksa shtron edhe disa dyshime se pse nuk ka shpërblim në vlerë monetare për ata që mund të tregojnë vendndodhjen e ‘Eskobarit” të drogës në gjithë Ballkanin.

Hoxha poston dokumentin, vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas të cilit Balili është person i pastër. 

Postimi i Hoxhës 

Ta arrestoje kush e ka ne dore?…..

Kjo eshte ceshtja. Dhe ketu jam ne nje mendje me ministrin e drejtesise. Se pari, duhet te arrestohet, nuk ka rendesi kush duhet ta beje kete pune, “cunat” e Saimirit, “vigjilentet” e Vishos, policia pyjore e Ter Kokes apo OPGJ-te e Tik Llalles. Analistet dhe portalet nuk arrestojne njeri. Ata thjeshte mund tu bejne presion atyre qe e kane per detyre kete pune te mos ia fusin gjumit, me apo pa dashje. Ose te ndihmojne ate qe duhet te arrestohet, per te krijuar sepaku nje imazh publik pozitiv ne menyre qe te mos shihet nga qytetaret si nje rrezik, por si dikush qe po i bien ne qafe kot. “Keli” ishte, eshte dhe ku i dihet mbase do jete po aty, i gatshem te shfrytezoje cdo te care te sistemit, penal, politik apo administrativ ne menyre qe ta kaloje lumin pa lagur. Ambasadori i SHBA ne Shqiperi, Donald Lu u perpoq pak dite me pare ti hiqte imunitetin politik dhe mbrojtjen shteterore Kelit. Dhe besoj se e beri, ne kohen e duhur, vendin e duhur dhe tavolinen e duhur. Por….ne raste te tilla, per arsye madhore, e persona kaq te rendesishem autoritetet vendosin dhe nje shperblim monetar, goxha serioz, qe ti pershtatet personit qe kerkohet, ne menyre qe qytetaret te japin informacion dhe te bashkepunojne me policine….

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat