Vasili i përgjigjet PD-së dhe Bashës: Problemi juaj nuk është LSI, por oligarkët

Shqipëria

Vasili i përgjigjet PD-së dhe Bashës: Problemi juaj nuk është LSI, por oligarkët

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 16:45
Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili

Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike që fajëson LSI-në se është përgjegjëse njësoj si PS për vjedhjet dhe koncesionet.

Vasili thotë se problemi i Partisë Demokratike nuk është LSI por oligarkia dhe dekriminalizimi është standard i panegociueshëm, thotë deputeti.

Petrit Vasili ka sulmuar edhe kreun e demokratëve Lulzim Basha, për të cilin shprehet njësoj si kolegët e tij të PS.

“Basha të ndajë se ku është, këtu apo në Holandë. Basha të zgjedhë realitetin apo qiellin e shtatë”, tha numri dy i LSI-së.

Sa i përket akuzave se LSI është përgjegjëse për gjendjen e keqe të vendit njësoj sa PS, Petrit Vasili thekson se partia e tij zbaton me ndershmëri marrëveshje politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat