Ja përse u ndalua nga policia avokati shqiptar

Shqipëria

Ja përse u ndalua nga policia avokati shqiptar

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 21:05
Avokati Genc Gjokutaj

(E plotësuar) -  Avokati i njohur Genc Gjokutaj u ndalua nga policia mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë.

Sipas burimeve të mediave shqiptare, policia e kryeqytetit pretendon se avokati drejtonte makinën në gjendje të dehur, ndërkohë që Genc Gjokutaj nuk pranoi të bënte provën e testit alkoolik.

Ky ka qenë motivi që avokati Genc Gjokutaj u prangos dhe uniformat blu.

***

Arrestohet avokati i njohur shqiptar

Avokati i njohur Genc Gjokutaj është arrestuar nga Policia e Tiranës mbrëmjen e sotme.

Avokati ka qenë në makinë me bashkëshorten e tij në momentin që policia e ndaloi dhe e shoqëroi për në komisariat. Në videon më poshtë që disponohet nga Syri.net, duket qartë momenti i ndalimit të tij.

Nuk dihen shkaqet e këtij ndalimi të avokatit të njohur. Kur gjithë Policia e Shtetit është në këmbë për të gjetur dhe arrestuar “Eskobarin” e drogës, Kelmend Balili, uniformat blu arrestojnë avokatin Gjokutaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat