Rama: Pagat e mësuesve nga 1 Marsi rriten me 10%

Shqipëria

Rama: Pagat e mësuesve nga 1 Marsi rriten me 10%

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 23:10
Kryeministri shqiptar Edi Rama

Në një takim me mësues të Vlorës, Kryeministri Edi Rama tha në 3 vite të qeverisë së tij ndryshoi rrënjësisht mënyra e rekrutimit të mësuesve në sistemin arsimor.

Rama u ndal te rritja e pagave të mësuesve me 10% nga 1 Marsi i vitit që vjen. Kryeministri vlerësoi arritjet e qeverisë në fushën e arsimit, ndërsa sipas tij, sistemi arsimor në Shqipëri, gjatë këtij viti është vlerësuar edhe në Raportin Pisa 2015, ku sipas kësaj renditjeje, Shqipëria ka lënë pas vende të tilla në rajon si Turqia, Mali i Zi, apo Maqedonia.

Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi edhe reformat e tjera në arsim, sa i përket sistemit të teksteve shkollore, apo mënyrës së rekrutimit të mësuesve, që sipas tij ka shmangur tashmë korrupsionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat