Basha: Rama lajmëroi se do të falë kamatëvonesat, ka nevojë për vota

Shqipëria

Basha: Rama lajmëroi se do të falë kamatëvonesat, ka nevojë për vota

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 21:46
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se Edi Rama më në fund pranon dëmin e madh që u bëri shqiptarëve në nevojë me terrorin 3vjecar ndaj të varfërve që nuk paguanin dot dritat.

Në një postim në stausin e tij social Facebook, mbrëmjen e së dielës,  Basha shprehet se “Ai sot lajmëroi se do të falë kamatëvonesat, që është më minimalja që i kemi kërkuar të gjithë prej të paktën dy vitesh. Kjo është gjë e mirë për shumë familje në nevojë, sidomos tani që çmimi i dritave është rritur dhe fuqia blerëse e cdo familje shqiptare ka rënë”.

“Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës faktit se po afrojnë zgjedhjet dhe tani që Edi Rama ka nevojë për votat e njerezve do përpiqet t’u hedhë edhe atyre ndonjë qoke të vogël”, tha Basha.

Më tej, Basha theksoi se “Falja e detyroi Kryeministrin që të nxjerrë veten gënjeshtar: në nëntor 2014 ai pati deklaruar se 98 për qind e pensionistëve dhe 93 për qind e personave me aftësi të kufizuar e paguanin rregullisht energjinë elektrike. Sot ai u detyrua te pranoje se janë të paktën 67 mijë familje pensionistësh që nuk përballojnë dot pagesat në kohë, të energjisë dhe janë gjobitur me kamatvonesa. Megjithatë më mirë vonë se kurrë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat