Kuvendi i kërkon AMF që të informojë publikun për rrezikun e investimeve në bursat online

Shqipëria

Kuvendi i kërkon AMF që të informojë publikun për rrezikun e investimeve në bursat online

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 15:15
Ilustrim

Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ( AMF) të që rrisë reagimin publik për format e reja të investimeve të tilla si emetimet e titujve në nivel investitori dhe investimet në platformat online.

Në projektrezolutën drejtuar AMF Kuvendi vë në dukje se,  “Fillimi i operimit të platformave të tregtimit online, të dhënat për funksionimin e skemave te tilla edhe te pa licencuara nga AMF si dhe shenjat e dhëna nga tregu për lindjen dhe shtimin e rasteve të emetimit të obligacioneve, të shoqërohen nga AMF, me reagime institucionale, me masa ligjore dhe fushata informuese mediatike për publikun në lidhje me riskun që mbartin këto lloj investimesh”.

Gjithashtu duke e konsideruar që investimi ne tituj, është një fushë ende e panjohur investimi për individët shqiptare dhe duke konsideruar që të dhënat e ofruara nga tregu, janë sinjale të qarta të fillimit te funksionimit të tregut të titujve në nivel investitori institucional të shqyrtohet marrja e masave të posaçme të karakterit informues dhe edukues të publikut, thuhet në rekomandimet e Kuvendit drejtuar AMF-së.

Kuvendi kërkon fillimin e punës për hartimin e metodologjisë së mbikëqyrjes me fokus riskun për tregun e sigurimeve dhe krijimit te platformës bazë për të bërë të mundur tarifimin me bazë riskun, vijimin e plotësimit të detyrimeve të shoqërive të sigurimit ndaj Byrosë për financimin e Fondit të Kompensimit për pagesat e prapambetura.

Kuvendi i rekomandon AMF që brenda vitit 2016, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, të paraqesë amendimet ligjore për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike si dhe të vijoje zbatimin e masave stabilizuese në tregun e sigurimeve dhe vendosjes së standardeve të mire përcaktuara në lidhje me rezervat minimale, nivelin e likuiditetit, mjaftueshmërisë së kapitalit, praktikave të provigjonimit dhe sidomos përmirësimin e raportit dëme/prime.

AMF duhet të hartojë dhe të respektojë mekanizmat informues ligjorë e publikë, ne mënyre qe të inkurajohet dhe rritet besimi i konsumatorit në rolin e AMF-së, nëpërmjet rritjes së efektshmerisë së funksioneve të AMF-së, rekomandohet ndër të tjera nga Kuvendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat