Basha letër Merkel: Sulmi në Berlin, godet rolin lider të Gjermanisë në Europë

Shqipëria

Basha letër Merkel: Sulmi në Berlin, godet rolin lider të Gjermanisë në Europë

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 14:38
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është drejtuar sot me një letër kancelares Angela Merkel, ku i shpreh solidaritetin e fuqishëm me popullin gjerman për viktimat e sulmit terrorist që goditi dje Berlinin.

“Me dhimbje dhe indinjatë mësova mbrëmë për sulmin terrorist në Berlin ku shumë njerëz u vranë e u plagosën rëndë. Agresorët e shefat e tyre nuk synonin thjesht të vrisnin njerëz të rastësishëm në një treg Krishtlindjesh, por të godisnin Gjermaninë me rolin lider të saj në Europë e më gjerë, për mbrojtjen e vlerave dhe lirive tona”, thuhet në letër.

Më lejoni që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë t’ju shpreh Ju dhe popullit gjerman solidaritetin më të fuqishëm. Ndërsa lutemi për viktimat, ngushëllojmë familjet e tyre dhe jemi pranë të mbijetuarve, përfundon letra e kryetarit Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat