Lëkundjet e tokës në Fier, hetim kompanive naftënxjerrëse

Shqipëria

Lëkundjet e tokës në Fier, hetim kompanive naftënxjerrëse

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 10:15
Ilustrim

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, referoi materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale “shkatërrim i pronës”, në lidhje me lëkundjet e tokës në Zharrëz.

Për pasojë, janë dëmtuar shumë banesa dhe dyshohet se lëkundjet kanë ardhur si pasojë e punimeve të kompanive naftënxjerrëse.

 Banorët e Zharrëzës dolën në protesta pas këtyre lëkundjeve dhe për këtë arsye ka nisur procedimi penal ndaj 14 prej tyre.Këta shtetas, në fshatin Zharrëz dhe Kuman, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Fier-Berat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat