Mediat angleze: Ambasada ruse në Tiranë, shënjestër e atentateve terroriste të ISIS

Shqipëria

Mediat angleze: Ambasada ruse në Tiranë, shënjestër e atentateve terroriste të ISIS

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 12:31
Ambasada ruse në Tiranë

Grupi Islamik ISIS ka pranuar autorësinë e sulmit terrorist në Berlin dy ditë më parë, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, por nuk ka plan të mjaftohet me kaq.

Së fundmi, ISIS ka publikuar listën e disa ambasadave ruse në botë, të cilat ka në plan të sulmojë.

Sipas lajmit për planin e ISIS të publikuar nga “Dailymail” dhe “The sun”, në shënjestër të grupit terrorist janë ambasadat ruse në Iran, Uganda dhe Azerbajxhan.

Shqetësues është fakti, se pjesë e kësaj liste është edhe ambasada ruse në Tiranë. Që prej dy ditësh selia diplomatike e Rusisë në Shqipëri dhe ambasada të tjera janë vënë nën vëzhgim të veçantë nga ana e Policia së Shtetit, por edhe të shërbimit sekret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat