Selami: Mandatin ma heq vetëm Vlora, vendimi ka prapavijë politike

Shqipëria

Selami: Mandatin ma heq vetëm Vlora, vendimi ka prapavijë politike

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 15:41
Shkëlqim Selami

Në një dalje për mediat një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i publikoi emrin si person që ka fshehur dënimin në dokumentin e ligjit të dekriminalzimit, deputeti i LSI-së Shkëlqim Selami tha se mandatin e ka marrë nga Vlora dhe vetëm Vlora mund tja heqë.

Sipas Selamit ky vendim ka një prapavijë të pastër politike, pasi ai është një nga deputetët që ka punuar shumë në qytetin e Vlorës.

“Më lini rehat në punën time.

Dje, pa vajtur në Durrës vajti në KQZ kërkesa për të më hequr mandatin. Për çfarë ju zë korrenti mor vlla merre me qetësi! Nuk e diskutoj që ka prapavijë politike totale , e fortë biles”, tha ai.

Selami foli me bindje se nëse do të kishte diçka të paligjshme në figurën e tij nuk do të kandidonte fare për deputet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat