A rrëzohet qeveria nëse arrestohet Balili?! Vasili i jep përgjigjen e prerë Ben Blushit

Shqipëria

A rrëzohet qeveria nëse arrestohet Balili?! Vasili i jep përgjigjen e prerë Ben Blushit

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 15:54
Klemend Balili

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim i është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejt akuzave të deputetit Ben Blushi se Klemend Balili nuk arrestohet për shkak të lidhjeve me LSI-në, dhe se nëse kjo ndosh atëherë rrëzohet qeveria.

Në një prononcim për mediat, Vasili u tregua i qartë kur tha se arrestimi i ish-zyrtarit të akuzuar nga Greqia për trafik droge dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar, duhej të ishte bërë me kohë. Kjo sipas Vasilit, jo vetëm që forcon shtetin ligjor, por mbi të gjitha edhe koalicionin qeverisës.

“Sigurisht nuk dua të bëj ndonjë replikë më z. Blushi, as drejtpërdrejtë dhe aq më keq në distancë. Por dua të thosha në mënyrë të qartë dhe të prerë vetëm dy momente.

Momenti i parë; për LSI-në, Klement Balili, duhet të ishte arrestuar dje, pra jo sot, dhe përsa i takon konsideratës nëse dobëson, e forcon apo e ç’bën mazhorancën, kam një konsideratë shumë të qartë dhe të prerë.

Pra, arrestimi i tij i menjëhershëm që nga dje e forcon aleancën politike, por mbi të gjitha forcon shtetin ligjor për të cilin ne jemi investuar që të gjithë, pasi qëndrimi i LSI-së për të gjithë njerëzit të cilët kanë probleme me ligjin të cilët e shkelin ligjin, përfshihen në veprimtari antiligjore, qofshin ato kriminale apo të nivelit më të ulët, papajtueshmëria jonë është absolute e plotë dhe nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë as mbështetja dhe më vogël për kurrkënd.

Asnjë njeri i cili nuk respekton ligjin nuk mund të ketë mbështetjen e LSI-së qoftë ky anëtar apo simpatizanti i LSI-së apo një qytetar i thjeshtë cilido qoftë ai”, u shpreh Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat