Basha: Rama ka futur nën kontroll lojërat e fatit, ndaj s'ka më interes t'i largojë

Shqipëria

Basha: Rama ka futur nën kontroll lojërat e fatit, ndaj s'ka më interes t'i largojë

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 14:58
Kryetari i PD-së Lulzim Basha

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka denoncuar sot skemën e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama: “Merrua njerëzve të thjeshtë e të varfër dhe jepua një grushti klientësh të pasur”, ka theksuar Basha para medias, duke ilustruar me fakte.

“Nxori një ligj për nxjerrjen e lojërave të fatit jashtë zonave të banuara, - theksoi kreu i PD, -  por ai u shty edhe për 3 vjet të tjera. Operacioni pati një qëllim: futjen në dorë të industrisë së bixhozit nga klientët e Edi Ramës dhe tani që i futi në dorë, nuk ka më interes t’i largojë. Bixhozi xhiron 600 milionë USD në vit. Nga këto, vetëm 150 milionë USD deklarohen, të tjerat shkojnë në xhepat e tij dhe është një skemë e pastër për përfitime personale.

Kështu janë në fakt të gjitha ato që janë bërë këto tre vite: T’ua marrësh të tjerëve dhe t’ua japësh klientëve, si konçensioni i laboratorëve, por nuk ka para për pacientët.

Janë vetëm 1 mln USD për laboratorët. Koncensionari i Ramës do të marrë 10 herë më shumë ndërkohë që po këtë vit, ai ia ka ulur buxhetin, shëndetësisë.

Edhe për konçensionin e “check up”-it ka para, sepse si e pranon vetë, i ka dhënë Vilma Nushit miliona më shumë se analizat e planifikuara;  ka para dhe për fasadën e Ministrisë së Brendshme dhe bunkerin, i pagoi 3 milionë USD klientit, ndërsa investimet për shkollat në të njejtin vit i uli me 10 milionë USD. 

Kjo është skema e gjithë qeverisjes së Edi Ramës: Merrua njerëzve të thjeshtë e të varfër dhe jepua një grushti klientësh të pasur. Kjo plaçkitje nuk ka për të ndalur derisa të largojmë nga pushteti Edi Ramën,” përfundoi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat