Dëshmia kontradiktore e Levantit: Djali më tha se gjyshi e kishte ngacmuar seksualisht

Shqipëria

Dëshmia kontradiktore e Levantit: Djali më tha se gjyshi e kishte ngacmuar seksualisht

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 08:10
Marjan Levanti

Marjan Levanti, i cili u arrestua një orë pasi plagosi me thikë prindërit dhe vëllain e ish-bashkëshortes ka dhënë dëshmi kontradiktore në polici. 

Mbrëmjen e së premtes, 37-vjeçari shkoi te banesa e ish-gruas së tij, Elena Levanti (Kocaqi), e cila jetonte së bashku me dy prindërit dhe të vëllain e saj. Në debat e sipër, ai qëlloi me thikë ish-vjehrrin Ferit Kocaqi, 72 vjeç; ish-vjehrrën Qanie Kocaqi 69 vjeçe dhe ish-kunatin, A.Kocaqi 47 vjeç.

Burime të sigurta të gsh bëjnë me dije se Levanti fillimisht ka pohuar para uniformave blu se djali i tij 8-vjeçar i kishte treguar se gjyshi e kishte ngacmuar atë seksualisht. Ndërsa më vonë ai i kishte fajësuar prindërit e ish-bashkëshortes se kishin pasur gisht në ndarjen e tyre që nga momenti që ai ishte futur në burg për një plagosje, që e kishte kryer pak vite më parë. Më 18 mars të 2013, Levanti plagosi me thikë komshiun e tij, 18-vjeçarin Zef Gjinin.

Ngjarja ndodhi për zhurmën, ndërsa vëllai i të plagosurit, Petrit Gjini, më 26 prill të vitit 2013 hakmerret dhe i bën pritë vëllait të Marjan Levantit, Ardian Levantit, ish-boksier. 

Në këtë ngjarje Ardian Levanti mbeti i vrarë, ndërsa nga hetimet rezultoi se ngjarja kishte ndodhur për hakmarrje. Si autor të kësaj ngjarjeje, policia arrestoi Pjetër Gjinin. 

Ndërkaq, Marjan Levanti u arrestua në 2013-ën dhe ka vetëm pak muaj që ka dalë nga burgu, ndërsa bashkëshortja e tij kishte nisur procedurat e divorcit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat