Dervishaj në diplomimin e 400 studentëve: Jeni potenciali i këtij vendi!

Shqipëria

Dervishaj në diplomimin e 400 studentëve: Jeni potenciali i këtij vendi!

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 13:21
Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj gjatë vizitës në Vlorë

Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj ka qenë sot në Vlorë ku ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve në akademinë “Real”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Dervishaj theksoi se të rinjtë mbeten për shoqërinë dhe për fatet e vendit si potenciali më i madh. Prandaj ai shtoi investimi në dije, mbete investimi më i sigurt për të ardhmen.

Por nga ana tjetër, Dervishaj ftoi 400 studentët e sapo diplomuar, që të japin kontributin e tyre jo vetëm për qytetin e Vlorës por të gjithë vendin.

“Të rinjtë  janë një potencial i madh i shoqërisë dhe Vlorës. Prandaj investimi në dije është investimi më i sigurt për të ardhmen. Nga ana tjetër, Akademia Real ka mjaft cilësi në mësimdhënie. Por 400 të rinjtë e sapo diplomuar sot, duhet japin kontributin e tyre për qytetin e Vlorës.” tha në fjalën e tij ministri Dervishaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat