Lulzim Basha zbulon pasionin e hershëm, pakkush e ka ditur

Shqipëria

Lulzim Basha zbulon pasionin e hershëm, pakkush e ka ditur

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 11:57
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vjen në një intervistë disi ndryshe duke folur për jetën e vet private, familja, hobi, por edhe pak politika.

Basha zbulon se në rini ka qenë një volejbollist i ekipeve të moshave.

Fevziu: Z. Basha çfarë bëni ju në kohën e lirë pasi kam përshtypjen shumë pak veta e dinë që në rininë tuaj ju keni qenë një volejbollist. Çfarë mbeten nga pasionet e vjetra, çfarë pasionesh të reja keni?

Basha: Pasionet e vjetra, sporti…

Vazhdoni të luani volejboll?

Basha: Jo, nuk është se më mbetet shumë kohë. Kam vite Blendi që nuk kam arritur të luaj në asnjë ndeshje të vetme. Sigurisht që volejbolli është një lojë skuadre, është lojë ekipi. Edhe po të kem një moment nuk është se mund të luhet menjëherë. Koha dhe rrethanat në të cilat veproj, si kryetar i partisë më të madhe opozitare, më kufizon mundësinë për të patur kohë të lirë. Koha e lirë zakonisht shkon për familjen, për fëmijët dhe pak për lexim.

Keni akoma mundësi të lexoni?

Basha: Kush do, e gjen gjithmonë mundësinë për të lexuar, por për mua janë orët e vona të natës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat