Harito nëpunësve: Ju jeni administrata e ardhshme e BE-së

Shqipëria

Harito nëpunësve: Ju jeni administrata e ardhshme e BE-së

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 13:02
Ministrja e Inovacionit Milena Harito

Ministrja e Inovacionit Milena Harito bën një urim të veçantë për të gjithë  punonjësit e administratës publike. Pak ditë para ndërrimit të viteve ajo ka vendosur të sjellë një mesazh sa miqësor aq edhe profesional për të gjithë punonjësit e DAP.  Në këtë urim Harito inkurajon nëpunësit për të marrë poste drejtuese dhe për të bërë karrierë ndërsa thekson se  rritja e pagesave është një shpërblim i  merituar për punën e tyre të palodhur.

“Shqipëria në më pak se tre vite ka marrë statusin e vendit kandidat të Bashkimit Europian dhe rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim. Modernizimi i administratës publike është prioritet për Shqipërinë në këtë proces. Ky rrugëtim europian krijon për ju mundësinë që pas disa vitesh do të jeni pjesë e administratës së një vendi të BE-së, mundësi për një karrierë afatgjatë dhe interesante”, tha Ministrja e Inovacionit Milena Harito.

Sipas saj, nëpunësit duhet të ndërtojnë karrierën e tyre pasi reforma në administratë  ka shtuar mundësitë për karrierë, sidomos për tu rritur në detyrë dhe për të qenë në pozicione drejtuese.

“Rritja e pagës suaj nëvitin 2017 u bë e mundur falë reformave të thella për rimëkëmbjen ekonomike të disa sektorëve. Kjo rritje është jo vetëm një shpërblim i merituar për punën tuaj por edhe një inkurajim për të vazhduar përpjekjet, sepse secila nga këto reforma, përtej vullnetit tonë politik, ka nevojë për energjinë dhe përkushtimin tuaj personal”, tha Harito.

Sipas saj, asnjëri nga nëpunësit e amdinsitratës nuk duhet të harrojë që misioni i parë është shërbimi  sa më i mirë ndaj qytetarit dhe objektivi i përbashkët është reduktimi i shkëmbimeve në letër midis institucioneve për të rriturur shpejtësinë e shëbrimeve duke kursyer njëkohësisht tonelata me letër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat