Mustafaj: Basha t'i tregojë kufirin Berishës!

Shqipëria

Mustafaj: Basha t'i tregojë kufirin Berishës!

Më: 2 janar 2017 Në ora: 10:20
Besnik Mustafaj

Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë,  Besnik Mustafaj, ka apeluar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha që të largohet nga politika. Gjatë një interviste ai ka dhënë edhe një këshillë për Lulzim Bashën, i cili sipas tij, duhet t’i tregojë kufirin Berishës.

“Berisha ka deklaruar se nuk ndërhyn, por njëkohësisht mendoj se Basha duke mos qenë pjesë e lidershipit të historisë së PD qysh në fillim, dhe personalitetin e fortë, Basha ka kompleksin e historisë siç e kanë krejt te rinjtë”.

“Por më shumë se kompleks ka qenë ndikim i një marrëdhënie dhe respekti të ekzagjeruar nga ana e Bashës. Unë Bashës i kam sugjeruar që duhet t’i tregojë kufirin Berishës.

Unë nuk besoj se njerëzit duhet të largohen vetë nga politika. Kur e kanë kryer ciklin e tyre, duhet t’i tregohet vendi me votë dhe nga lidershipi i ri”.

“Fakt është se Berisha ka bërë opozitë të fortë, ka qenë kompensim i madh për cilesinë e grupit parlamentar. Ka pas një ndikim në disa momente kyçe, le të kujtojmë këtu denoncime të mëdha që ka bërë dhe forca goditëse i ka shërbyer rolit që ka opozita”.

“Nuk jam në gjendje t’i them Bashës nëqoftëse duhet të jetë Berisha në listat e reja. Nëqoftëse nuk do jetë, me kë do ta zëvendësojë, nëqoftëse do të jetë si do mbahet nën kontroll”.

Janë gjëra qe duhet t’i zgjedh kryetari”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat