Vlonjati shkon t’i bëjë vaksinën vajzës, skandalizohet nga ajo që i thotë infermierja

Shqipëria

Vlonjati shkon t’i bëjë vaksinën vajzës, skandalizohet nga ajo që i thotë infermierja

Më: 2 janar 2017 Në ora: 10:36
Spitali në Vlorë

Vit i ri, avaz i vjetër. Pikërisht kjo vijon të ndodhë në Shqipëri, sikurse ndoshta edhe në shumë vende të tjera të botës. 

Problemet nuk i kemi lënë pas në vitin e shkuar, por i kemi marrë me vete edhe në 2017-ën.

Këtë e dëshmon edhe një vlonjat, i cili ka shkuar t’i bëjë një vaksinë të bijës në moshë të vogël, por që është skandalizuar nga ajo që i ka thënë një prej infermiereve në ambulancën e  qytetit.

“Këtu në Vlorë vete për të bërë një gjilpërë për çupën kundra ftomës dhe shikoj infermieren pa dorashka në ambulancë. I themi bashkë me nusen: Ku i ke dorashkat? Na kthen përgjigje: nuk kemi, nuk na kanë sjellë. Po pate mundësi informoi njerëzit që herë tjetër kur të venë ti bëjnë gjilpëra fëmijëve të blejnë dhe nga një palë dorashka për infermierët qe mos t’ju marrin infeksion fëmijët”, - shkruan vlonjati për JOQ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat