Hapet gara për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Shqipëria

Hapet gara për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Më: 3 janar 2017 Në ora: 15:01
Ilustrim

Pas aplikimit të prokurorëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjykata e Lartë ka hapur garën edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në faqen zyrtare, Gjykata e Lartë ka publikuar formularin ndërsa u kërkon të gjithë gjyqtarëve të interesuar të aplikojnë për t’u bërë anëtar të këtij Këshilli.

Të përzgjedhurit nga ky proces do të jenë pjesë e strukturave të reja të drejtësisë pas lënies në fuqi të reformës dhe Vettingut nga Gjykata Kushtetuese.

Në këtë garë gjyqtarët duhet të plotësojnë deklaratë për të afërmit e tyre dy breza përfshi dhe atë të bashkëshortëve apo bashkëjetuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat