Kuvendi rishpall vendin e lirë për Avokatin e Popullit, ja kushtet

Shqipëria

Kuvendi rishpall vendin e lirë për Avokatin e Popullit, ja kushtet

Më: 4 janar 2017 Në ora: 12:58
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka rishpallur edhe njëherë vendin e lirë për Avokat të Popullit. Zyra e shtypit e Kuvendit ka bërë publike edhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për Avokat të Popullit.

Vendimi i Kuvendit:

Bazuar në Vendimin nr 3 datë 28.12.2016, të “Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, Ftohet çdo shtetas shqiptar, i cili plotëson kushtet e parashikuara në nenin 3, të ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar, të paraqesë kandidaturën për Avokat të Popullit të Republikës së Shqipërisë:

Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit

Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:

a): të jetë shtetas shqiptar.

b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;

c): të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;

ç): të mos jetë dënuar penalisht

d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet zyrtarisht pranë Sekretarisë së Kuvendit të Shqipërisë. Dokumentet duhet të përmbajnë:

• Kërkesë për shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur

• CV-në, nr kontakti tel/email/

• Fotokopje e kartës së identitetit

• Librezë pune e noterizuar

• Diplomë që provon se ka mbaruar arsimin e lartë universitar / studime pas universitare/ të noterizuara

• Vërtetim të gjendjes gjyqësore që nuk ka qenë i dënuar penalisht.

• Plotësimi dhe nënshkrimi i formularit vetëdeklarimi, sipas përcaktimeve të ligjit nr 138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike”.

Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të Kuvendit të Shqipërisë.

Dokumentet dhe afati i paraqitjes së tyre bëhet brenda 20 ditëve nga shpallja e këtij njoftimi.

- Kandidati duhet të ketë në vëmendje edhe përcaktimet 10, të ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar. Për këtë kandidati duhet të depozitojë një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar: Deklaratë për mosqenien anëtar i partive/organizatave politike

- Kandidati duhet të ketë në vëmendje përcaktimet në nenin 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar. Për këtë kandidati duhet të depozitojë një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar:

Deklaratë se nuk është në konflikt interesi me përcaktimet ligjore të nenit 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar.

Bashkëlidhur kërkesave për dokumentacion, janë dhe modelet e dy deklaratave që duhen të firmosen nga kandidatët datën e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar.

DEKLARATË

Mbi mos qenien anëtarë i partive politike ose organizatave politike

Unë i/e nënshkruari/a _______________________________, me cilësinë e kandidatit për Avokat të Popullit, deklaroj nën përgjegjësinë time personale se:

Jam në dijeni të kërkesave dhe ndalimeve të përcaktuara në nenin 10, të ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar.

Në përputhje me to deklaroj nën përgjegjësinë time ligjore, se nuk kam asnjë pengesë ligjore për t’u zgjedhur Avokat Populli, pasi nuk jam anëtar i asnjë subjekti politik, parti/organizatë politike.

Data e dorëzimit të deklaratës ________________

 

Emri, Mbiemri, Nënshkrimi

____________________________

DEKLARATË

Mbi konfliktin e interesave

Unë i/e nënshkruar i/a _______________________________, me cilësinë e kandidatit për Avokat të Popullit, deklaroj nën përgjegjësinë time personale se:

Jam në dijeni të kërkesave dhe ndalimeve të përcaktuara në nenin 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar.

Në përputhje me ta deklaroj se nuk kam asnjë pengesë ligjore për tu zgjedhur Avokat Populli

Data e dorëzimit të deklaratës ________________

Emri, Mbiemri, Nënshkrimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat