Ulja e temperaturave në Tiranë, Veliaj prezanton planin e masave

Shqipëria

Ulja e temperaturave në Tiranë, Veliaj prezanton planin e masave

Më: 5 janar 2017 Në ora: 12:18
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Situatat e krijuar ditët e fundit nga moti i keq ka bërë që ditën e sotme të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, nën drejtimin e kreut të Bashkisë, Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka prezantuar paraditen e kësaj të enjteje planin e masave pas uljes së ndjeshme të temperaturave. 

“Do të jenë të hapura të gjitha qendrat sociale. Do të jenë të hapura të 24 njësitë bashkiake të Tiranës. Gjithashtu do të hapim çerdhe, shkolla dhe Pallatin e Sportit për ata që nuk kanë një strehë”, ka thënë Veliaj.

 Po ashtu, kreu i Bashkisë u ka bërë thirrjet ë gjithë qytetarëve se në rast emergjencash të telefonojnë në numrin e gjelbër të bashkisë, 08188.   

Kryebashkiaku u ka bërë thirrje qytetarëve të kufizojnë daljen gjatë ditëve të ftohta dhe që ekskursionet dhe shëtitjet e planifikuara për në malin e Dajtit të shtyhen për javën tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat