Nga marrja e 500 lekëshit tek publikimi i lajmeve "që s'duhen", ja ndryshimet që do bëhen në Kodin Penal

Shqipëria

Nga marrja e 500 lekëshit tek publikimi i lajmeve "që s'duhen", ja ndryshimet që do bëhen në Kodin Penal

Më: 5 janar 2017 Në ora: 17:23
Kuvendi i Shqipërisë

Ndryshimet e reja të kodit penal, procedurës penale dhe ligjit “antimafia” pritet të shkaktojnë shumë debate në komisionin parlamentar të ligjeve.

Kjo për shkak se në kodin penale është parashikuar dënimi i gazetarëve si dhe i hiqet kompetenca e gjykimit të trafikut të dorgës, prostirucionit, të miturve, rrëmbim personit etj Gjykatës së posaqme e njohur si SPAK. Ndësa me ligjin e ri antimafia, pasuria e vendosur para arrestimit nuk hetohet. 

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të reja Kushtetuese, ligjvënësit kanë dorëzuar në Komision Parlamentar të ligjeve edhe ndryshimet e reja të kodit penal, procedurës penale dhe ndryshimet në ligjin e njohur si “antimafia”. 
ABC News ka siguruar kopjet e këtyre tre projektligjeve, ku janë pasqyruar ndryshimet e reja, duke i përshatuar ato edhe me hyrjen në fuqi të paketës së reformës në drejtësi. 
Ajo që bie në sy në ndryshimet e Kodit të procedurës penale, konkretisht neni 75 a i këtij kodi, ku parashikohen kompetencat e Gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e njohur si SPAK-u. Në këtë nen, janë renditur veprat penale që do të ketë komptenc kjo gjykatë për të gjykuar, ku janë përfshirë të gjitha rastet e korrupsionit, që nga ai më i thjeshti e deri te zyrtarëve të lartë. Kjo gjykatë, do të gjykoj edhe rastet kur një efektiv i policisë apo administratës përfiton me anë të korrupsionit edhe 500 lekë nga një qytetar. E deri te rastet e korruptimit të zyrtarëve të lartë me shuma më të mëdha apo edhe favorë të ndryshme. Për ekspertët, i çuditshëm është fakti se kësaj gjykate, i janë hequr kompetencat e gjyimit të  rrëmbimit të personave, trafikimit të personave, femrave apo edhe të miturve, trafiku i drogës apo edhe akuzat e gjobëvënies, të cilat deri më tani janë konsiuderuar si krim i rënd. Por këto vepra, do të gjykohen nga SPAK-u nëse provohet se janë kryer në kuadër të organizatës kriminale apo grupit të strukturuar criminal. Pra, nëse një shofer kamioni kapet në kufi me 1 ton hashash, nuk do të gjykohet nga SPAK-u por prokuroria e rretheve. Gjykimi i këtyre rasteve, përjashtohet nëse trafiku kryet në kuadër të organizatës kriminale. Veç kësaj, edhe rastet e sulmeve terroriste nuk do të gjykohen nga gjykata special që pritet të krijohet. 
Nga ana tjetër, edhe në ndryshimet e reja të ligjit të njohur si “antimafia” ligjvënësit parashikojnë që hetimi pasuror i një personi nis vetëm nga momenti kur është konstatuar se ka kryer veprën penale. Çka i bie, që të gjithë procedimet e hapura me ligjin e vjetër të Antimafias nga viti 2010 deri në hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve të reja të pushohen. Pra, nëse një person është arrestuar në vitin 2016 për trafik droge, nga ky moment e në vazhdim i hetohet pasuria e tij dhe jo ajo që ka vënë para hyrjes në fuqi të këtij ligji. 
Ndryshimet e reja edhe të Kodit Penal, parashikojn dënimin e gazetarëve me burg nëse publikojnë të dhëna të cilësuar kofidenciale. Sipas ndryshimeve të reja që pritet të miratohen, në nenin 313/b të Kodit penale, thuhet bërja publike në organet e medias të dhënat e dëhsmitarëve të mbrojtur, anonym ose vunerabël dënohet me burgim nga 6 muaj deri 5 vjet burg. 
Nuk dihet nëse këto ndryshime do të marrin miratim në komision të ligjeve apo edhe do të ndryshohen në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat