Nisin reshjet e borës në Llogara, kalimi i mjeteve me zinxhirë

Shqipëria

Nisin reshjet e borës në Llogara, kalimi i mjeteve me zinxhirë

Më: 5 janar 2017 Në ora: 22:52
Ilustrim

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme kanë nisur reshjet e borës dhe në Llogara. Mësohet se kalimi i mjeteve është i vështirë dhe rekomandohet vendosja e zinxhirëve.

Vështirësi në qarkullim paraqiten edhe në drejtim të Palasës. Më herët Emergjencat Civile informoi se Në Qafë Muzinë, Qafë Gjashtë dhe Qafë Llogara si shkak i ngricave duhet pasur kujdes në qarkullimin e automjeteve.

Firmat kontraktore janë në gatishmëri me forca dhe mjete për të mbajtur situatën nën kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat