Vizita në Lushnje - Vetëvrasja në qeli, Basha: Krim shtetër, Rama përgjegjësi politik

Shqipëria

Vizita në Lushnje - Vetëvrasja në qeli, Basha: Krim shtetër, Rama përgjegjësi politik

Më: 6 janar 2017 Në ora: 17:05
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri një vizitë ngushëllimi në familjen Halili në Kolonjë të Lushnjes, që më 3 janar humbi djalin 22 vjeçar i cili i vetëvra në ambientet e paraburgimit të burt të Rrogozhinës.

Kryeopozitari Basha e cilësoi krim shtetëror arrestimin e të riut për një cigare hashash, pasi siç tha dënohen djem te rinj për përdorim, ndërkohë që kalohen maune me lende narkotike nga të mbrojturit e qeverisë.

Lulzim Berisha: E njëjta polici e cila nuk guxon të ngrejë dorën për Klement Balilin e trafikantët. I njëjti shtet që liron Lul Berishën i merr jetën një 22 vjeçari. Kjo është vrasje shtetërore. Politikisht përgjegjës është Edi Rama. Shpreh ngushëllime për humbjen e djalit.

Estref Halili, i riu nga Kolonja e Lushnjes u vetëvar në qelitë e paraburgimit në Burgun e Rrogozhinës, ku ndodhej i arrestuar pasi në mjetin e tij tip Ëolksvagen iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale një dozë lënde narkotike e llojit kanabis sativa dhe një thikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat