Zbulohen emrat, kush janë politikanët shqiptarë që Trump ka ftuar për ceremoninë e betimit

Shqipëria

Zbulohen emrat, kush janë politikanët shqiptarë që Trump ka ftuar për ceremoninë e betimit

Më: 6 janar 2017 Në ora: 17:55
Donald Trump

Më 20 Janar Donald Trump do të bëjë betimin dhe do të marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të SHBA-së.

Në ceremoninë e inaugurimit që do të zhvillohet në Uashington do të ketë mijëra personalitete dhe të ftuar në këtë eveniment do të jenë edhe disa politikanë shqiptarë.

Por kush janë ata? Mësohet se kreu i PD-së Lulzim Basha dhe ai i PR-së, Fatmir Mediu kanë marrë ftesa për të qenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të presidenti të ri të SHBA-së, Donald Trump.

Të ftuar të tjerë do të jenë edhe deputeti Eduart Ndocaj, i cili edhe më herët e ka deklaruar publikisht se ka marrë ftesë për të qenë në këtë ceremoni.

Po ashtu i ftuar do të jetë edhe deputeti i PS Pandeli Majko, i cili është njëherësh edhe Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat