Emergjencë shëndetësore në Pukë, të sëmurët transportohen me zjarrfikëse

Shqipëria

Emergjencë shëndetësore në Pukë, të sëmurët transportohen me zjarrfikëse

Më: 7 janar 2017 Në ora: 12:49
Pukë

(E plotësuar) -  Situata në  Pukë vijon të mbetet e rëndë për shkak të kushteve të këqija klimaterike.

Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar të gjitha fshatrat në këtë qytet. Në fshatin Buhot është shpallur emergjencë shëndetësore.

Ambulanca është bllokuar dhe nuk mund të transportojë të sëmurët në këtë fshat.

Në kushte të tilla, ka ndërhyrë zjarrfikësja për të bërë të mundur transportimin e tyre. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e transportit nga ajri me helikopterë.

Çfarë po ndodh në Pukë/ Emergjencë shëndetësore, në vend të ambulancës niset zjarrfikësja, në gatishmëri dhe helikopteri

 Disa të sëmurë janë të bllokuar në fshatin Buhot, ndërsa ambulance nuk mund të hyjë, pasi rruga e fshatit është e bllokuar si pasojë e dëborës.

Në vendngjarje pritet të mbërrijë shërbimi zjarrfikës për të transportuar të sëmurët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat