Amnistia nis të shtunën, vijon verifikimi i listës së të burgosurve

Shqipëria

Amnistia nis të shtunën, vijon verifikimi i listës së të burgosurve

Më: 9 janar 2017 Në ora: 15:49
Drejtoria e Burgjeve

E shtuna e 14 janarit do të jetë dita kur do të fillojë zbatimi i amnistisë për personat e dënuar dhe atyre që janë në proces hetimi apo gjykimi.

Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u shprehen se referuar afatit kushtetues, dy javë pas botimit në fletoren zyrtare, përllogaritja ka përcaktuar datën 14 për hyrjen në fuqi të amnistisë. 

Ditën e martë Drejtoria e Burgjeve do të verifikojë listat e ardhura nga të gjitha burgjet për të dënuarit që përfitojnë, në mënyrë që mos të ketë lirime abuzive apo keqllogaritje të kohës së burgimit.

Në kuadër të amnistisë, të shtunën e ardhshme pritet të lirohen nga qelitë e burgimit të gjithë ata që nuk janë dënuar më shumë se 3 vite burg dhe atyre që u ka mbetur 3 vite burg dhe që nuk kanë ndalesa për vepra të tjera të rënda që parashikohen në ligjin e amnistisë. 

Gjithashtu do të lirohen edhe gratë që kanë mbushur 55 vjeç dhe burrat që kanë mbushur 60 vjeç dhe që nuk janë dënuar për vepra të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat