Reshje bore priten në veri dhe lindje të Shqipërisë

Shqipëria

Reshje bore priten në veri dhe lindje të Shqipërisë

Më: 10 janar 2017 Në ora: 07:22
Ilustrim

(E plotësuar) -  Gjatë ditës së martë, 10 janar 2017, moti në Shqipëri parashikohet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura. Priten reshje dëbore të dobëta në pjesën veriore dhe lindore deri në kuota të ulëta.

Era do të jetë me drejtim Verilindje–Juglindje 1-15m/sek. Mjegullinë nëpër lugina. Deti i forcës 4 me lartësi vale 3.0metër. Temperaturat minimale sërish nën 0 grad në të gjithë territorin. Ngrica në rrugë.

Temperaturat parashikohen të jenë:    

Vendet malore              -17° /-5°C

Vendet e ulta                -8° /5°C

Vendet bregdetare        -6° /8 °C 

Parashikimi i motit

Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa me vranësira të dendura dhe flokë dëbore do të paraqitet moti për zonat malore verilindore dhe juglindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit. I ftohti do të mbetet prezent edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime të dukshme duke bërë që shumë zona të vendit të jenë të ftohta. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat