Ndërtimet pa leje, IKMT rifillon aksionin te Universiteti Bujqësor

Shqipëria

Ndërtimet pa leje, IKMT rifillon aksionin te Universiteti Bujqësor

Më: 10 janar 2017 Në ora: 08:29
Objekti që po shembet në Institut sot nga IKMT

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka rifilluar aksionin për prishjen e ndërtimeve në brendësi të ambienteve të Universitetit Bujqësor në Institut. 

Në orët e para të mëngjesit, ka nisur prishja e një objekti 3-katësh 204 metër katror. Objekti është përjashtuar nga procesi i legalizimit nga ALUIZNI. 

Ky aksion i IKMT-së vjen pas atij të muajit nëntor kur u shembën të gjitha ndërtimet pa leje në brendësi të territorit të Universitetit, duke liruar hapësirat e zëna. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat