Historia e trishtë e kuzhinierit në Durrës që përfundoi endacak, komshi me Vangjush Dakon

Shqipëria

Historia e trishtë e kuzhinierit në Durrës që përfundoi endacak, komshi me Vangjush Dakon

Më: 10 janar 2017 Në ora: 08:52
Pamje nga videoja

Fati është treguar më shumë se mizor në moshë të pleqërisë me të. Karaj është braktisur nga familjarët, është i divorcuar, ndërsa një vit më parë ka humbur vendin e punës si kuzhinier. Ai është njeri i nderuar dhe i respektuar në komunitet. I mbetur pa asnjë mbështetje dhe pa një strehë ku të fusë kokën, në netët e ftohta atë e shpëtoi policia, e cila erdhi dhe e mori nga stolat e stacionit të autobusit dhe e dërgoi në spital. 60 vjeçari u strehua në spital gjatë natës, ndërsa tregon edhe takimin e tij të fundit me Benin, endacakun 38-vjeçar nga Durrësi, viktimën e parë nga i ftohti polar i këtyre ditëve. 

“Atë ditë që vdiq erdhi e më dha një mijë lekë Beni i shkretë. Nuk do ta harroj kurrë se e kishte shpirtin të mire” thotë Karaj. Durrsaku Karaj ka një apel për të gjithë ata që kanë në dorë fatin e qytetarëve dhe të njerëzve që si ai që nuk kanë asnjë mbështetje. 

“Jam rritur me Vangjush Dakon, e kam pas komshi. Por nuk na përfill fare…”mbyll rrëfimin e tij Karaj. Zyrtarisht në polici pohuan se të gjithë endacakët policia nuk i lë të flenë rrugëve dhe ia dorëzon bashkisë, që në këtë rast është spitali rajonal Durrës. Deri tani, bashkia e Durrësit nuk ka hapur asnjë njësi për të pritur endacakët, të pastrehët, të braktisurit dhe ata që nuk kanë se ku e kalojnë natën e ftohtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat