Temperaturat -19 gradë në Shqipëri, nisin sërish reshjet e borës! Kjo është situata aktuale

Shqipëria

Temperaturat -19 gradë në Shqipëri, nisin sërish reshjet e borës! Kjo është situata aktuale

Më: 10 janar 2017 Në ora: 10:59
Foto aktuale nga gjendja në Shqipërinë e mbuluar me borë

Drejtoria e Emergjencave Civile ka njoftuar në lidhje me situatën aktuale në vend, ku në disa prej zonave në Veri të vendit kanë rinisur sërish reshjet e dëborës.

Kështu sipas njoftimit zyrtar temperaturat sot kanë arritur deri në -19 grad celcius, ndërkohë që kjo është situata aktuale në akset kryesore rrugore.  

Moti i ftohtë me temperatura që shkojnë deri në -19 gradë ka vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit, duke krijuar probleme në qarkullimin në rrugë dhe jetën e përditshme të banorëve në zonat e thella malore. Por reshje dëbore nuk ka pasur në pjesën më të madhe të vendin, ndërkohë që sot në mëngjes kanë nisur të bjerë një dëborë e lehtë në bashkitë  Sarandë, Pukë dhe Dibër. Në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Lezhë, Korçë, Elbasan, Vlorë dhe Berat megjithëse nuk ka pasur reshje, për shkak të temperaturave të ulëta dhe erës së fortë, në disa akse rrugore ka pasur prezencë akulli. Të gjithë akset rrugore kombëtare janë të qarkullueshme, disa pjesërisht me zinxhirë.

Firmat kontraktore vazhdojnë të punojnë me forcat dhe mjetet e tyre, duke pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në rrugë, sidomos në segmentet problematike. Janë përballuar si duhet emergjencat shëndetësore duke ndërhyrë sipas rastit edhe nga ajri me helikopter për shtetas me probleme. Ka nisur shpërndarja e ndihmave në disa qarqe dhe do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme nëpër zonat problematike.: 

QARKU KUKËS

Në qarkun e Kukësit të gjitha akset rrugore kombëtare janë të qarkullueshme pa zinxhirë:

Rruga e Kombit-Tuneli Thirrës, Krumë-Qafë Prushi-Kam, Bajram Curri-Fierzë, Bajram Curri-Qafë Luzhë, Bajram Curri-Qafë Morinë dhe  Bajram Curri-Valbonë ndërkohë në rrugët rurale Kukës-Bushtricë, Kukës–Zapod, Dushaj-Lekbibaj, Qafë Shlak e Qafë Mali- Qafë Dardhë- Meliska- Fierzë, Grykë-Çaj, Kalisë, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec dhe Malzi, bashkitë Has e Tropojë për të qarkulluar duhet të përdoren zinxhirët. Aktualisht e bllokuar është njësia administrative Arrën. 

QARKU SHKODËR

Në qarkun e Shkodrës akset Fushë Arrëz-Iballë; Shkodër-Theth; Shkodër – Shosh- Breg i Lumit,  Qafë Bordoleci–Vemosh; Shllak-Temal,Qerret-Qelëz; Tamarë-Vermosh; Tamarë-Kozhnje dhe rruga për në njësinë Administrative Temal janë të bllokuara.

Akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak; Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Pukë -Fushë Arrzë-Qafë Mali janë të qarkullueshme me zinxhirë. 

QARKU DIBËR

Në qarkun e Dibrës aksi i vetëm kombëtar është ai Lurë- Peshkopi ndërkohë akset e tjera Ura e Çerenecit-Steblevë, Skuraj-Burrel; Burrel-Qafë Bualli, Qafë Bualli-Peshkopi dhe Peshkopi-Kala e Dodës janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Akset rurale të bllokuara janë Muhurr-Çidhen- Lurë dhe Burrel-Macukull ndërsa në akset Muhurr-Çidhen-Reç, Muhurr-Selishtë, Klos-Ziver, Klos-Kurçelaj, Klos-Gurrë e Sipërme dhe Klos-Burrel qarkullimi bëhet me zinxhirë. 

QARKU LEZHË

Në qarkun e Lezhës Segmenti i Rrugës së Kombit  Rrëshen-Sang-Tuneli i Thirrës  është i qarkullueshëm me zinxhirë.

Gjitahshtu edhe  akset rurale Rrëshën-Kurbnesh-Lurë, Njësitë administrative Fan, Orosh dhe Selitë dhe  Kaçinar janë të qarkullueshme me zinxhirë. 

QARKU KORÇË

Në qarkun e Korçës të gjitha akset  kombëtare janë të hapura por në akset Qafë Thanë–Pogradec- Qafë Plloçë- Korçë dhe Korçë- Qafë Qarri-Ersekë qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Edhe në pikat turistike  Korçë- Dardhë dhe Korçë-Voskopojë janë të qarkullueshme me zinxhirë. 

QARKU ELBASAN

Në akset kombëtare Elbasan- Librazhd- Qafë Thanë; Labinot Fushë- Bizë- Martanesh dhe  Librazhd-Steblevë qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Qarkullimi për në Njësitë Administrative Hotolisht dhe Polis kryhet vetëm me zinxhirë.

Me zinxhirë qarkullohet edhe aksi Qafë Shapkë- Qarrishtë. 

QARKU VLORË

Për shkak të ngricave gjatë natës segmenti Orikum- Palasë, në Qafë Llogara dhe Qafë Muzinë si dhe Qafë Gjashtë  qarkullohen me zinxhirë. 

QARKU BERAT

Në arkun e Beratit Bashkia Poliçan në  aksi rrugor Tomorr i Madh - Tomorr i Vogël qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat