Bushati takim me homologun e Malit të Zi: Me rëndësi bashkëpunimi në rajon

Shqipëria

Bushati takim me homologun e Malit të Zi: Me rëndësi bashkëpunimi në rajon

Më: 10 janar 2017 Në ora: 11:46
Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati është takuar sot me homologun e tij të Malit të Zi, Srdan Darmanovic, ku në fokus ka qenë bashkëpunimi dy palësh mes dy vendeve.

Gjate fjalës së tij në konferencën për shtyp, Bushati zbardhi një pjesë të diskutimeve ne  dyer të mbyllura.

“Në përshëndesim platformën e shqiptarëve, kjo do të jetë një hap përpara përsa i përket lirive dhe të drejtave të shqiptarëve që hetojnë në Malin e Zi. Kemi diskutuar përsa i përketë pakicës majalzese që jetojnë në Shqipëri”, tha ai teksa premtoi edhe rishikimin e legjislacionit shqiptar për këtë çështje.

Ndër të tjera, Bushati u ndal edhe në diskutimet në aspektin ekonomik, u përmendi këtu krijimin e fondit të rajonit çka do të ketë impkat pozitiv për të gjitha vendete rajonit. Ndërkohë që ministri i Jashtëm i Malit të zi u ndal në falënderim për mbështetjen që i ka dhënë vendi ynë anëtarësimit në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat