Çudira shqiptare - Të burgosurit nuk shkojnë dot në Gjykatë për këtë arsye qesharake

Shqipëria

Çudira shqiptare - Të burgosurit nuk shkojnë dot në Gjykatë për këtë arsye qesharake

Më: 10 janar 2017 Në ora: 12:22
Ilustrim

Temperaturat e ulëta që kanë mbërthyer gjithë vendin kanë shkaktuar edhe vonesa apo shtyrje të proceseve gjyqësore, kjo lidhur me disa arsye.

Ngricat janë ‘fajtorët’ që në gjykatën e Durrësit janë shtyrë gjyqet pasi kanë ndërprerë furnizimin me ujë si dhe kanë shkaktuar dëme në makinat që transportojnë të burgosurit nga ambientet e burgut në gjykatë. 

Ky lajm është raportuar nga BË, ndërkohë që të burgosurit këtë shqetësim për mungesën e ujit e kanë raportuar edhe më herët që para Vitit të ri. “Na kanë furnizuar vetëm me gjysmë boti ujë, qe nuk del as për të pirë. Ndërsa energjia na ka munguar edhe natën e Vitit të Ri”, pohojnë ata.

Kjo për shkak se të ata nuk kanë mundur të shkojnë në procese gjyqësore, me pretendimin se automjetet kanë defekt për shkak të ngricës. BalkanWeb se përveç kësaj ata ankohen për mungesën e ujit të pijshëm. “Na kanë furnizuar vetëm me gjysmë boti ujë, qe nuk del as për të pirë. Ndërsa energjia na ka munguar edhe natën e Vitit të Ri”, pohojnë ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat