Vdekje nga i ftohti në Korçë? 60-vjeçari 'pa emër' gjendet pa jetë në zdrukthtari

Shqipëria

Vdekje nga i ftohti në Korçë? 60-vjeçari 'pa emër' gjendet pa jetë në zdrukthtari

Më: 10 janar 2017 Në ora: 12:57
Ilustrim

Një 60-vjeçar u gjet i pajetë në ambientet e një zdrukthëtarie në qytetin e Korçës. Policia e cila ka njoftuar për ngjarjen, thotë se ka marrë njoftim rreth orës 10:35 të ditës së sotme, për gjetjen e një mashkulli të pajetë, rreth 60 vjeç.

Ai u gjet i pajetë në lagjen numër 10 të qytetit të Korçës, pa shenja dhune në trup. Identiteti i tij ende nuk dihet, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht, dyshohet të kemi të bëjmë me një të pastrehë i cili mund të ketë gjetur vdekjen si pasojë e të ftohtit, kur temperaturat janë ulur ndjeshëm në Shqipëri dhe acari ka mbërthyer vendin. Megjithatë, hetimet do të hedhin dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.  Ditë më parë, tre persona gjetën vdekjen nga i ftohti, në Sarandë, Durrës dhe në Lushnje. Dy endacakë dhe një rojë pallati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat