Sezoni turistik në Parkun Shebenikë-Jabllanicë, vazhdon edhe në këto ditë të ftohta

Shqipëria

Sezoni turistik në Parkun Shebenikë-Jabllanicë, vazhdon edhe në këto ditë të ftohta

Më: 10 janar 2017 Në ora: 13:47
Parku Shebenikë-Jabllanicë

 Reshjet e shumta të  dëborës dhe i ftohti në lartësitë malore të Shebenikës, nuk ka penguar turistët dhe aventurierët të ngjiten në këto lartësi.

Edhe në këtë sezon të vitit, njerëzit frekuentojnë destinacionet e bardha për turizmin natyror, peizazhin dhe sportet dimërore.

Fushë Studna, një zonë e cila ndodhet në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është një prej vendeve turistike, që është njohur disi vonë prej turistëve vendas e të huaj, por që vizitohet tanimë në çdo periudhë të vitit.

Nga informacionet që sjellin pranë ATSH-së administratorët e këtij parku, fundjavat janë ato që sjellin në këtë zonë vizitorë, për të kaluar disa orë në natyrë. [elbasan4]

Megjithë terrenin e vështirë dhe shpesh rrugë të rënduara nga bora, ata nuk kanë munguar edhe këtë fundjavë.

AdZM e Elbasanit dhe pushteti vendor, kanë marrë masa për ti shoqëruar dhe orientuar vizitorët në shtigjet e kalueshme duke iu ofruar atyre dhe asistencë teknike në rast nevoje.

Sezoni turistik për këtë Park Kombëtar nuk është ndërprerë edhe në këto ditë tepër të ftohta e me dëborë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat