Edhe Laguna e Karavastasë ngrin, zogjt strehohen në spjaxhe me ujë të kripur

Shqipëria

Edhe Laguna e Karavastasë ngrin, zogjt strehohen në spjaxhe me ujë të kripur

Më: 10 janar 2017 Në ora: 14:11
Laguna e Karavastasë

Ka ngrirë çdo gjë, thotë Ardian Koçi, Drejtori i AdZM-së në Qarkun e Fierit, që administron Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Ky park është tepër i vizitueshëm në të katër stinët e vitit edhe tani kur çdo gjë ka ngrirë.

Vizitor dhe turist nga vendi dhe Europa, vijnë të shikojnë vallëzimin e mjelmave dhe të zogjve të tjerë ujorë. Turizmi i vëzhgimit të shpendëve është tipik në këtë hapësirë lagunore.

Aty rriten dhe shumohen mjaftë specie zogjsh ujor dhe mbi të gjitha specia e rrallë e Pelikanit Kaçurrel.

Së fundmi kjo lagunë popullohet edhe nga flamingot që zbresin nga Europa Lindore dhe  dimërojnë aty.

Shfaqa dhe kërcimi i tyre në akull,këto ditë bëhet shumë spektakolar dhe tërheq mjaft kureshtar.

E pyetëm Ardianin se ku ushqehen dhe strehohen tani që çdo gjë ka ngrirë!.

Ai shpjegon mënyrën e tyre të jetesës dhe strehimit në ditët e ftohta me ngricë.

Zogjt ujorë midis tyre dhe flamingot, ushqehen dhe strehohen në spjaxhet me ujë të kripur që nuk ngrinë në temperatura të ulta.

Kujdesi ndaj këtij parku,ka bërë që specie të shumta shtegtarësh,të strehohen në këtë Lagunë dhe të folezojnë aty.

Ky është dhe sekreti i shtimit të turistëve të vëzhgimit në këtë ambient lagunor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat