Vasili: LSI-ja vazhdon t’i qëndrojë propozimit të listave të hapura

Shqipëria

Vasili: LSI-ja vazhdon t’i qëndrojë propozimit të listave të hapura

Më: 10 janar 2017 Në ora: 14:53
Petrit Vasili

Një ditë më parë, Lëvizja Socialiste për Integrim propozoi për një sistem zgjedhor me lista të hapura, ku votuesit kanë më shumë peshë në përzgjedhjen e deputetëve të rinj.

Edhe sot, LSI-ja vazhdon t’i qëndrojë propozimit të listave të hapura, teksa i ka kujtuar Partisë Socialiste edhe grevën e urisë së deputetëve në vitin 2008.

“Çështja e listave të hapura është problem jo i ri, një qëndrim konsistent i yni për ata që kanë një memorie të vëmendshme ne e kemi kërkuar që në 2008 dhe është mbrojtur fort nga ne. Pra s’është që lind sot paraqitet dhe propozohet sot, kanë qenë raporte të vështira, kujtojmë historinë e 2008 e rimarrim që në një klimë të re më konstruktive krijonte një hapësirë të re për ta rimarrë çështjen. S’besoj të jetë tabu se s’ka të bëjë me interesin e LSI por interesin e një procesi sa më përfaqësues në këtë çështje”, tha kreu i grupit të LSI-­së, Petrit Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat