Kokëdhima: Zgjedhjet paraprake të përcaktohen me ligj

Shqipëria

Kokëdhima: Zgjedhjet paraprake të përcaktohen me ligj

Më: 10 janar 2017 Në ora: 22:53
Koço Kokëdhima

Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes për Reformimin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, u shpreh se zgjedhjet paraprake brenda partive do ta shembin partitokracinë dhe pushtetin e kryetarëve.

“Partitokracia duhet shembur me ligj. E kanë vjedhur këtë popull. Kryetarët duhet t’ia kthejnë pushtetin popullit dhe kjo duhet bërë me ligj, me primare, me zgjedhje paraprake”, u shpreh Kokëdhima.

Sipas tij, në zgjedhjet primare do të dëgjohen të gjithë, do të konkurrojnë të gjithë për një demokraci funksionale që populli të thotë: Unë e zgjedh deputetin që dua. “Vetëm kryetari, nënkryetari dhe një grusht deputetësh janë kundër, sepse janë diskredituar në popull”, tha Kokëdhima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat