Ish-kryekomunari i Xhafzotajt përfundon nën hetim

Shqipëria

Ish-kryekomunari i Xhafzotajt përfundon nën hetim

Më: 11 janar 2017 Në ora: 12:39
Ish-kryetari i Komunës së Xhafzotaj Agim Hoxha

Ish-kryetari i Komunës së Xhafzotajt është marrë nën hetim nga policia pasi ndaj tij, një qytetar ka bërë kallëzim sepse nuk është trajtuar as me tokë dhe as me ndihmë ekonomike, siç e parashikon ligji për familjet në nevojë.

Burime zyrtare të Policisë së Durrësit thanë ditën e sotme se Agim Hoxha 64 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, ish-Kryetar i Komunës Xhafzotaj është marrë nën hetim sepse dy ditë më parë ka bërë kallëzim 58-vjeçari me inicialet F. A., banues në Xhafzotaj, pasi pretendon se nuk është trajtuar me tokë sipas ligjit Nr.7501 dhe as me ndihmë ekonomike, siç e parashikon ligji për familjet në nevojë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat